“SHKUPI I GJENERATËS SË RE” PO PËRGATITET PËR NGJARJEN KRYESORE - Europe House

8 Nov

BACK

“SHKUPI I GJENERATËS SË RE” PO PËRGATITET PËR NGJARJEN KRYESORE

“SHKUPI I GJENERATËS SË RE” PO PËRGATITET PËR NGJARJEN KRYESORE

Më 13 nëntor, me fillim nga ora 18:30, në shenjë të 60-vjetorit të tërmetit të Shkupit, në ambientet e Postës së Shkupit, Europ House do të jetë nikoqir i ekspozitës frymëzuese arkitekturore e cila doli nga konkursi “Shkupi gjeneratës së re”. Ekspozita do të hapet zyrtarisht nga ambasadori David Geer, i cili do të shpallë edhe fituesit e konkursit.

Faza e aplikimit solli propozime të shkëlqyera arkitekturore inovative ku secili prej propozimeve paraqet një mundësi për një hap drejt një qyteti më gjithëpërfshirës dhe të rigjallëruar, si dhe mundësi për modernizimin e Shkupit. Jemi pozitivisht të suprizuar nga cilësia dhe krijimtaria e arkitektëve të rinj, pasiqë vizioni që morëm nga propozimet është mjaft frymëzues dhe jep shpresë për të ardhmen e qytetit.

Ky manifestim do të jetë i natyrës së hapur dhe do të zhvillohet në sportelin e Postës së Shkupit. Të gjithë ata që nuk do të mund të jenë në ngjarjen kryesore do të kenë mundësinë ta vizitojnë ekspozitën në tre ditët në vijim, me saktësisht nga data 14 deri më 16 nëntor, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Ejani të festojmë 13 Nëntorin, ditën e qytetit, si edhe ditëlindjen e katërt të Europe House Shkup.

Ju presim!

Detajet e ngjarjes
Ngjarja: Ekspozita arkitekturore “Shkupi i gjeneratës së re”.
Data: E hënë, 13 nëntor 2023
Ora: 18:30
Vendi: Posta Qendrore Shkup
Kodi i veshjes: Rekomandohen veshje të ngrohta.

Subscribe To our newsletter!