#43 Arlinda Baftiu invites Enkel Dika - Europe House

10 Apr

BACK

#43 Arlinda Baftiu invites Enkel Dika

#43 Arlinda Baftiu invites Enkel Dika

Enkel Dika i njohur me emrin artistik  “Buko”   është një emër i njohur në botën e Artit Digjital, ai është një artist i pavarur nga Struga i cili bashkëpunon me kompani shitjesh online që dominojnë tregun global. Arti i tij buron dhe merr formë nga fenomenet e proceset reale shoqërore dhe kryesisht ka karakter abstrakt por që përcjell mesazh të qartë dhe të fuqishëm në shoqëri.

Për më shumë se 10 vite,  krijimtaria e “Buko-s” vlerësohet ndërkombëtarisht, madje disa vizatime të tij janë përdorur nga gjiganti mediatik “Walt Disney Pictures” në filmin amerikan “Alice through looking glass”.

Pak javë më parë BUKO ishte në listën e 4 fituesve në një garë globale për dizajnimin e Posterit të Paqes, konkurs ky që u hap nga Ambasada Amerikane në Moskë. Ka ndjekur studimet për Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Evropës Juglindore dhe ka qenë student në Faklutetin e Arteve në Universitetin e Tetovës. Përveç profesionit si artist vizual ai njihet edhe si fotografë shumë i mirë.

Subscribe To our newsletter!