#39 Arlinda Baftiu invites Rromir Imami - Europe House

16 Feb

BACK

#39 Arlinda Baftiu invites Rromir Imami

#39 Arlinda Baftiu invites Rromir Imami

Rromir Imami është fotograf profesionist i njohur si mjeshtër i portretit dhe specialist i komunikimit digjital.

Pas përfundimit të studimeve për filologji vendos të ndjek pasionin e madh për fotografinë edhe në aspekt akademik. Ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Zvicrës Italiane për Komunikimin digjital të trashëgimisë kulturore dhe më pas një specializim në Insitutin e Fotografisë në Nju Jork , për portrete.

Ka qenë bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Bernit dhe në Universitetin e Fribourgut si pjesë e projektit të digjitalizimit të dorëshkrimeve mesjetare.

Karrierën e tij e zhvillon kryesisht në Zvicër ku ka hapur studion e tij profesionale dhe drejton Qendrën për Kulturë NOMART (North Macedonian Art) me seli në Bern, me synim parësor, promovimin e artit dhe kulturës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër.

Ka realizuar një numër të madh të ekspozitave të fotografisë artistike përmes të cilave gjithmonë dërgon mesazhe sociale.

Subscribe To our newsletter!